Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare kalimtare të larta transparente nga orët e mesditës përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet kodrinore të saj.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.