Modelja e njohur britanike, Naomi Campbell së fundmi është paditur nga ish-i dashuri i saj rus për para të marra hua dhe disa prona që kapin vlerën e 3 milionë dollarëve.
Siç shkruajnë edhe mediat e huaja miliaderi rus Vladislav Doronin pretendon se Naomi ka mbajtur pronat e tij, ndërsa shprehet e se Campbell ka refuzuar t’i kthejë ato.
Akoma nuk dihet se në cilën gjykatë u paraqitën dokumentet ose sa borxhe do të duhet t’i kthejë Naomi ish-partnerit të saj, por pasuritë e tij përfshijnë një jaht, një avion privat, një shtëpi në Moskë, një banesë në Knights bridge dhe një shtëpi në Ibiza.
Aso kohe dyshja, Campbell dhe Doronin u përfol për një fejesë apo martesë të mundshme, por ai ishte ende i martuar me gruan e tij, Ekaterina. Çifti u nda dhe nuk jetonin më bashkë prej vitit 1998 por nuk ishin divorcuar ligjërisht.





