Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mesditën e sotme do të bëjë një eksperiment me detonator dhe kapsolla elektrike, te pallati i Kastratit në lagjen 17 në Durrës, rruga “Dalip Peza”.
Kujtojmë se sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë një ditë më parë, synimi i këtij eksperimenti është testimi i fortësisë së mureve të brendshme betonarme të këtij objekti. Ndaj edhe qytetarët e banesave përreth nuk duhet të shqetësohen nga zhurma e eksperimentit, i cili sipas IKMT-së nuk do të shkaktojë dëme.
NJOFTIMI I PLOTË
Ditën e shtunë dt.5 shtator 2020, ora 12.00, IKMT do të bëjë një eksperiment vetëm me fitil detonator dhe kapsolla elektrike, në pallatin në lagjen 17, rruga “Dalip Peza” (pallati i Kastratit).
Në këtë eksperiment nuk do të përdoren lëndë plasëse dhe synimi i këtij eksperimenti është testimi i fortësisë së mureve të brendshme betonarme të këtij objekti.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e banesave pranë këtij pallati të mos shqetësohen sepse ky eksperiment do të prodhojë zhurmë por sipas parashikimeve të specialistëve të xhenios dhe IKMT nuk do të ketë rrezik dëmtimesh të objekteve përreth.





