Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizjen e radhës pasi Apeli e rrëzoi këtë të martë. 

Mësohet se pasditen e sotme Basha do të mbledhë kryesinë pas vendimit të Apelit. 

Gjykata e Apelit vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës. 

Gjykata e Apelit vendosi mos pranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt me vendim unanim nga të reja gjyqtaret. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Berishës.