Shkëlzen Buçi, 37 vjeç, së bashku babanë e tij vranë dhe varrosën në malin e Dajtit Eglantina Buçin tetë vite më parë, ndërsa ngjarja e rëndë u zbardh sot nga policia.

Por kush është Shkëlzen Buçi. I riu ndodhet në burg si autori kryesor i atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Në gjyq, asokohe, Buçi pranoi autorësinë e krimit, ndërsa rrëfeu se një biznesmen i kishte premtuar 80 mijë euro për vrasjen e aktorit.

Ai pranoi po ashtu se kishte pranuar të kryente vrasjen për të shlyer një kredi që familja e tij kishte marrë disa kohë më parë për kurimin e të vëllait.