Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia në Fier, pasi u kapën në flagrancë teksa qarkullonin me shuma të mëdha parash në automjetin e tyre. 

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet se këto para janë përfituar nga aktivitetet kriminale të kryera jashtë vendit. 

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë. 

Ndërkohë vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve. 

“Fier- Dy persona janë në procedim penal pasi u kapën teksa qarkullonin me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit. 

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: 

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre; 

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre, informoi sot policia e Fierit. 

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë. 

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve”, njofton policia.