Një zjarr ka përfshirë një magazinë bujqësore në zonën e Savrës, në bashkinë Lushnjë.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës bujqësore, ndërsa banesat pranë kompleksit janë rrezikuar përkohësisht nga përhapja e zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca të Spitalit të Lushnjes, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për familjarët që ndodheshin pranë zonës së rrezikuar dhe kanë shfaqur shqetësime nga situata e krijuar.
Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë bërë të mundur izolimin e plotë të zonës që po digjej, duke parandaluar kështu një katastrofë të mundshme dhe duke mos lejuar që zjarri të përhapej në shtëpitë e banimit që ndodheshin fare pranë.
Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në magazinë.





