Dy raste grabitjesh raportohet të kenë ndodhur në rrugën Tiranë – Durrës. Nga informacionet paraprake, mësohet se njëra prej fabrikave prodhon dyer të blinduara.

Mësohet se te njëra nga firmat, autorët kanë mbyllur në një dhomë rojën, ndërsa kanë tentuar të marrin makinetën që shërben kafe. Nuk dihet ende se çfarë kanë arritur të grabisin autorët. 

Sipas policisë së Durrësit, autorët dyshohet se janë banorë pranë zonës, me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar nga forcat blu disa të dyshuar dhe pritet arrestimi i tyre.

Burimet policore kanë bërë me dije se autorët, dyshohet të jenë persona të cilët kanë dalë nga burgu kohët e fundit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.