Një person është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 në lagjen nr. 1 të qytetit, pranë lokalit të njohur si “Dy Kitarat”.
Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja, “DurrësLajm” mëson se burri që u vetëflijua me këtë akt ekstrem, është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.
Policia informon se viktima është shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili banonte në pallatin nga ku u hodh, ndërsa arsyet që e shtynë drejt vetëvrasjes nuk dihen ende.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





