Policia ka ndëshkuar personat që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa ka arrestuar 12 shoferë, janë hequr 45 patenta si dhe janë vendosur 135 masa administrative.
Policia bën me dije se vijon kontrolli me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Për pasojë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Ndërkohë, janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit: 45 leje drejtimi të pezulluara, 12 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1355 masa administrative.
Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar
Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit;
129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara;
12 masa për shkelje të semaforit;
93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.





