Edhe gjatë ditës së nesërme, moti do të shoqërohet me temperatura të larta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë.
Parashikimi:
Vendi ynë u ndikua sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare më tepër prezente në relievet malore. Temperatura më e lartë për sot u arrit në qytetin e Gjirokastrës me 32°C ndërsa për kryeqytetin 30°C.
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë (ashtu si dhe Rajoni i Ballkanit) do të vijoj të jetë nën ndikmin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 14°C në relievet malore deri në 20°C në ato bregdetare dhe të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje e lehtë me vlera nga 27°C në relievet malore deri në 34°C në ato të ulëta. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore hera-herës fiton intensitet deri në 20-25m/s.





