Dalal është vajza e vogël siriane, që nuk e kishin menduar kurrë se do të mbijetonte.

Tani katër vjeç, pavarësisht plagëve të tmerrshme të djegies dhe pa duar, ajo po konfuzon mjekët, familjen e saj dhe të gjithë ata që e njohin.

Mjekët luftuan për muaj të tërë për të shpëtuar jetën e Dalalit, duke mos besuar vërtet se do të kishin sukses ose ajo do të kishte forcën për operacionet e shumta që i duheshin bërë.

“Kur e pamë për herë të parë, ajo ishte e mbështjellë nga koka te këmbët me fashë dhe kishte shumë djegie të tmerrshme”, thonë mjekët.

Por si ndodhi ngjarja?

Zjarri kishte përfshirë tendën e familjes së saj, e cila ishte ngritur në një fushë në veriperëndim të Sirisë në mes të dimrit të vitit 2021.

Familja e saj kishte ikur nga shtëpia e tyre në provincën Idlib dhe ishte afër kufirit turk, së bashku me dhjetëra mijëra të tjerë që përpiqeshin t’i shpëtonin bombardimeve të regjimit dhe luftimeve midis trupave të Bashar al Asadit, grupeve kundër regjimit dhe milicive të tjera.

Dimri ishte i hidhur dhe temperatura në çadrën e tyre ishte afër ngrirjes. Kishte një sobë zjarri që të rriturit e ndezën për të mbajtur ngrohtë familjen e gjashtë fëmijëve të vegjël. Por çadra mori flakë.

Motra e saj më e madhe, Yasmin, e cila ishte rreth 10 vjeç, u përpoq me dëshpërim të shpëtonte Dalalin, e cila atëherë ishte foshnjë.

Babai i Dalalit qëndroi me të teksa ajo iu nënshtrua operacioneve të shumta në Turqi.
Katër nga vëllezërit e motrat e saj më të vegjël arritën të shpëtonin, por Dalal u përfshi nga flakët. Në kohën kur u nxorr jashtë, ajo ishte djegur plotësisht dhe mezi po mbijetonte.

Autoritetet turke dhanë lejen që ajo të përcillej përtej kufirit si një urgjencë mjekësore dhe ajo u dërgua në spitalin e Mersinit, e pashoqëruar nga asnjë anëtar i familjes në këtë fazë.

Një ekip mjekësh dhe infermierësh punuan pa u lodhur për ta shpëtuar atë.

Kirurgu kryesor Dr Cagatay Demirci tha atëherë se kurrë nuk besonte se ata do të ishin në gjendje ta shpëtonin atë.

Lëkura e saj ishte “e zezë si qymyr në shumë vende”, tha doktori.

“Ekipi ynë shkoi për të punuar me të dhe bëri atë që mundëm, por ne u larguam atë natë duke menduar se ajo nuk do ta kalonte natën,” tha ai në atë kohë.

“Por kur u kthyem në mëngjes, ajo ishte ende këtu, ende gjallë. Dhe ne menduam në rregull, kjo foshnjë dëshiron të jetojë.”

Dhe ndërsa ajo vazhdoi të përballonte çdo operacion, ata e quajtën atë “fëmija mrekulli”.

Por kirurgët nuk mundën t’i shpëtonin gishtat dhe iu desh t’ia amputonin. Fytyra e saj ishte djegur pjesërisht.