Dy punonjës të Bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Mësohet se menjëherë sapo ka dalë përgjigja e testit për dy punonjësit, është marrë vendimi që biblioteka të mbyllet dhe stafi të vetëkarantinohet.
Bashkia Lezhë ka marrë masat e nevojshme për dezinfektimin e ambienteve të Bibliotekës “Gjergj Fishta” dhe në hyrje të saj ka vendosur njoftim për mbylljen e saj.





