Rritet sërish numri i të infektuarve të rinj në Durrës, ndërsa vihet re ulja e numrit të personave aktivë me Covid-19 në nivel qarku.
Krahasuar me një ditë më parë, kur në Durrës u regjistruan 4 të infektuar, në raportimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë u bënë me dije 13 raste të reja në qytetin bregdetar.
Gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Durrësit u regjistrua një tjetër viktimë nga koronavirusi, një 64- vjeçar nga Kruja humbi betejën me virusin e rëndë, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në total në 41.
Ndërkohë fakt pozitiv është që vijon të ketë ulje të numrit të personave që rezultojnë pozitivë në rang qarku.
Ditën e martë, ministria raportoi për 513 persona pozitivë me Covid-19, ndërsa sot numri ishte 490, pra 23 më pak.





