Blogeri i njohur durrsak, Olti Curri është i njohur për natyrën e tij thumbuese dhe kritike.

 Ai poston shpesh herë në rrjetet sociale, ku ndiqet nga një numër i lartë personash, ngjarje që kanë të bëjnë me përditshmërinë.

Së fundmi, teksa poston një foto të Durrësit dikur dhe atij sot, Olti këshillon bashkëqytetarët e tij se kë duhet të votojnë për kryetar të ardhshëm bashkie.

“E thjeshte: Durrsaket te votojne per kryetar te ardhshem bashkie te Durresit cilindo qe do çoje ne burg ate qe e katandisi Durresin ne varreze betoni…Pika 1 e programit: denim per fajtoret qe kryen kete krim…”, shkruan ai krahas fotos në të cilën lexohet:

“Ja çfarë i bëri barbaria e rilindjes Durrësit!”, ku shfaqen dy pamje të ndryshme në të njëjtin vend; vite më parë mbizotëronte gjelbërimi, ndërsa tani betoni.