U zhvillua në këtë fund qershori kampionati i mundjes “Perla” në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë 8 shtete.
Ekipi i Teutës në mundje, drejtuar nga trajneri Sinan Trimi, u përfaqësua me 3 sportistë, dhe arriti të marr dy medalje ari dhe një bronzi.
Endrio Avdyli, u shpall kampion në peshën 65 kg, ndërsa Marjus Malko doli kampion në peshën 86 kg.
Ndërkohë Arjan Danaj zuri vendin e tretë në peshën 92 kg.
Një performancë e shkëlqyer e sportistëve të Teutës, që përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.