227 persona kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Kjo është një shifër rekord, pasi për herë të parë në vendin tonë ka kaq shumë të shëruar në një ditë nga virusi i rëndë.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! #COVID19.”





