Një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës, të mbajtur në mesditë, ishte dhe “miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 4, 5, Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, Ishëm, bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

DurrësLajm po publikon më poshtë listat me emrat e qytetarëve të Durrësit të cilat kaluan sot në Këshill Bashkiak dhe që përfitojnë shtëpi të re nga programi i Rindërtimit.