Në këto ditë kur pandemia Covid-19 është në kulmin e shpërthimit të saj në vendin tonë, dezinfektimi i ambienteve mbetet një kërkesë primare dhe e domosdoshme, për të mbajtur larg virusin që tronditi gjithë botën.

Durrësi ka qenë javët e fundit një nga qytetet me numrin më të lartë të rasteve të reja, pas kryeqytetit, duke regjistruar thuajse çdo ditë shifra që e kalojnë numrin 10. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve apo bizneseve që duan të dezinfektojnë rregullisht ambientet e tyre ka menduar kompania Decon Protect.

Si një nga kompanitë më serioze në sektorin e dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit, Decon Protect ofron një gamë të gjerë shërbimesh. Gjatë ditëve të nxehta, insektet e bezdisshme janë një shqetësim më vete. Por “topit” të Decon Protect (shih videon poshtë), nuk ka mushkonjë, mizë, buburrec, grerëz etj. që t’i rezistojë.

Decon Protect është partner i besuar tashmë i shumë bizneseve të mëdha, resorteve, hoteleve, supermarketeve etj në Durrës, Shijak, Kavajë, Tiranë dhe më gjerë.

Me një shërbim të shpejtë dhe korrekt që ofron siguri dhe garanci për ju dhe ambientet tuaja familjare apo të biznesit, Decon Protect është një “armë” më shumë në luftën me Covid-19 dhe jo vetëm.  

Decon Protect – Me ne ju ndiheni të sigurt!

Adresa: Lagjja 14, Shkozet, Durrës

Tel: +355 69 46 70 242

       +355 69 60 48 458

E-mail: [email protected]