Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën një pacient nga Covid dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 8 raste të reja.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë bëhet me dije se 2.112 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid vetëm tetë raste të reja.

Në orët e fundit janë shëruar 9 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus është 174.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 107,653 mes të cilëve kanë humbur jetën 2,252 pacientë.