Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave.
Takimi është bërë publik nga ambasada e SHBA në faqen e saj zyrtare.
Ambasada thekson se në takim është diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës në fushën e demokracisë.
Znj.Kim i përgëzoi anëtarët për punën filantropie dhe i nxiti të vijojnë kontributet për forcimin e Shqipërisë.
STATUSI NGA AMBASADA E SHBA
Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.





