Policia skoceze ka arrestuar dy shqiptarë pasi janë kapur brenda një godine, që e kishin kthyer për rritje kanabisi.
Prokuroi çështjes i tha gjykatës se Ogres Rizaj, 28-vjeç dhe Agustin Grembi, 26-vjeç punonin brenda këtij ambient ku sasia e rrënjëve të kanabisit, kapte vlerën rekord të 9.5 milion stërlina.
Në këtë ambient në periferi të Glasgow policia sekuestroi 3.000 rrënjë kanabis.
Në Gjykatën e Lartë, Rizaj dhe Grembi që të dy emigrantë ilegal pranuan akuzat për prodhim droge.
Prokurori i çështjes Euan Cameron tha në gjykatë se ambienti i marrë me qira ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi.
Po sipas prokurorit Cameron, vlera e shitjes të kësaj sasie kanabisi të mbjellë shkon 6.5 milion stërlina deri 9.44 milion stërlina.





