Në fshatin Krutje të Lushnjës është gjetur pa shenja jete 60-vjeçari me inicialet A.D. nga familjarët e tij.

Sipas policisë, ai dyshohet se e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Grupi hetimor i policisë po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.