Tre persona në Tiranë janë arrestuar për plagosjen e rëndë të një 41-vjeçari. B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç u përfshinë në një konflikt me 41-vjeçarin me iniciale F.B., dhe më pas e plagosën me një mjet prerës.

Dyshohet se konflikti mes 4 personave ndodhi për motive të dobëta. 41-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.