Dy vëllezër shantazhonin një të mitur me foto intime që ia kishin marrë me mashtrim në komunikimet që patën në rrjetet sociale.

Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash.

Në dy raste, vajza kishte marrë pa leje nga shtëpia rreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot.

Por djemtë nuk u mjaftuan dhe i kërkuan sërish para. Vajza më pas u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në polici, u bë i mundur arrestimi i dy vëllezërve.