Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Këshillit Europian për të përfshirë Shqipërinë në vendet të cilave u rekomandohet t’u hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në një postim në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se ky zhvillim nga Bashkimi Europian njeh suksesin e Shqipërisë në luftën me COVID-19.

“Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE . Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19.

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti.

Në linkun e mëposhtëm, gjeni rekomandimin e sapopublikuar të Këshillit. https://www.consilium.europa.eu/…/council-updates-the…/”