Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Zona e agjencisë”, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua e cila u transportua drejt spitalit të qytetit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja si dhe policia. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.