Këshilli i Bashkimit Europian azhurnoi listën e vendevedhe rajoneve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, bazur në të dhënat epidemiologjike të COVID-19.
Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të përditësohet.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese:
1.Shqiperia
2.Australi
3.Izraelit
4.Japonia
5.Liban
6.Zelanda e Re
7.Republika e Maqedonisë së Veriut
8.Ruanda
9.Serbia
10.Singapori
11.Korea e jugut
12.Tajlandë
13.Shtetet e Bashkuara të Amerikës
14.Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit
Kufizimet e udhëtimit duhet gjithashtu të hiqen gradualisht për rajonet e veçanta administrative si Hong Kongu dhe Makao. Kushti i reciprocitetit për këto rajone të veçanta administrative është hequr.
Edhe për Tajvanin është paraqitur e njëjta politikë.
Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së. Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021.
Vendet e lidhura me Shengen (Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra) gjithashtu marrin pjesë në këtë rekomandim.
Më 20 maj, Këshilli miratoi një rekomandim ndryshues për t’iu përgjigjur fushatave të vaksinimit duke lehtësuar kriteret për heqjen e kufizimeve për vendet e treta. Rekomandimi i Këshillit nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm.
Autoritetet e vendeve anëtare mbeten përgjegjëse për zbatimin e përmbajtjes së rekomandimit.





