Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e njohur si Stacioni i Trenit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë një person ka mbetur i plagosur, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Gjendja shëndetësore e të plagosurit ende nuk bëhet e ditur.





