Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo ka nisur menjëherë nga puna dhe ka marrë udhëzimet e para nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një fotografi me Tavon, teksa konsumojnë një kafe së bashku pranë bregdetit. Në foto, shihet se Tavo ka marrë një bllok, për të shënuar edhe punët e projektet që do të bëhen për Himarën.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030! Shqipëria 2030“, shkruan Rama.
Vangjel Tavo u shpall fitues në zgjedhjet e Himarës, që u zhvilluan më datë 5 gusht 2024. Kandidati socialist fitoi 1477 vota më tepër se kandidati i opozitës, Petro Gjikuria.