Është konfirmuar rasti i parë me virusin e “Ethet e Nilit” në Kosovë.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj.
“E kemi një rast që ka rezultuar pozitiv, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del me të dhëna të sakta”, ka thënë Vishaj.
Të martën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla dhe rekomandime për parandalim të Virusit të Nilit Perëndimor.
Që nga muaji korrik, disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria.