Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se ai ka mbledhur një komitet urgjence për të këshilluar nëse shpërthimi i mpox, ndryshe i quajtur “lija e majmunit”, përbën një emergjencë të shëndetit publik.
Ai vuri në dukje se komiteti do të takohet “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe do të përbëhet nga ekspertë të pavarur nga një sërë disiplinash përkatëse nga e gjithë bota.
Mpox, i njohur më parë si lija e majmunit, është një sëmundje e rrallë e shkaktuar nga viruse të ndryshëm të quajtur “clades”.
Virusi shkakton skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin, sipas OBSH-së.
Rastet e virusit( kladit 1a) janë raportuar këtë vit në DRC, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën e Kongos, ndërsa klad 2 është raportuar në Kamerun, Bregun e Fildishtë, Liberi, Nigeri dhe Afrikën e Jugut, tha shefi i OBSH-së.