Një shtetas shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi, ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në zemër.
I armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, ai shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë.
Sipas mediave italiane, viktima quhej Dritan Idrizi, me origjinë shqiptare, 38 vjeç, i dënuar më parë për drogë.
Njëri nga grupi duket se ka goditur banoren në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë ka goditur Idrizin me tre goditje në gjoks. Ende nuk është identifikuar personi që ka marrë plagën me thikë.