Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë. Është vetë kreu i qeverisë që ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku nuk është vetëm. Ai shoqërohet nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në fokus duket se mes të dyve, por edhe një personazhi të tretë misterioz nga Vlora që ka qenë në celularin e kreut të qeverisë ka qenë “beteja” për tunelet.

Pasi u hap tuneli i Llogarasë tashmë radhën e ka edhe ai i Murrizit që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve drejt Dibrës.

“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 Dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone””, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se dje zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se në Dhjetor të këtij viti do të jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur në këtë mënyrë edhe tunelin e Murrizit. Segmenti shkurton ndjeshëm distancën  nga kryeqyteti me Peshkopinë në më pak se 2 orë.