Kina ka lëshuar 18 satelitë që transmetojnë mbulim të internetit me brez të gjerë nga hapësira, duke shënuar një hap të madh në përpjekjen e saj për të krijuar një rival të Starlink të SpaceX.

Ky është arsenali I parë që u dërgua drejt orbitës së tokës, nga ajo që ekspertët shpresojnë të jetë një plejadë prej 14 mijë satelitësh, teksa synojnë të bashkohet me një sërë projektesh të tjera hapësinore që lidhen me rrjetin e internetit.

Në krye të kësaj pakete është “Starlink”, i cili ka më shumë se 6 mijë satelitë në orbitë dhe ambicie për t’u zgjeruar deri në 42 mijë.

Nisja vjen pasi Kina rrit sektorin e saj komercial të hapësirës si pjesë e lëvizjes më të gjerë të Pekinit për tu renditur si një fuqi dominuese në hapësirën e jashtme.

Programi parashikon të vendosë astronautët në Hënë deri në vitin 2030, duke lëshuar gjithashtu satelitë të lidhur me ushtrinë për navigim, komunikim dhe mbikëqyrje.

Ndërkaq, qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën po zgjerojnë përdorimin e satelitëve në fusha të ndryshme, nga komunikimet tek operacionet ushtarake