Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se vetëm 9 pacientë po marrin aktualisht trajtimin e nevojshëm në spitalin Infektiv.
“LAJM I MIRË! Vetëm 9 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.
Prej disa javësh situata e pandemisë COVID-19 në vend është e qëndrueshme, pasi shënohet një numër i ulët infektimesh dhe viktimash.





