Një 23-vjeçar është arrestuar në Burrel, pasi qarkullonte me armë.
Pasi ishte marrë informacion se ai lëvizte i armatosur, policia kishte ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit të tij.,
Por sapo drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet.
Arratia e A.M., 23 vjeç, banues në Burrel nuk zgjati shumë ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.