Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Mercedes Benz” me targë AB057NE, i drejtuar nga një shtetas francez ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit Yacine Mechmache, fatëmirësisht nuk ka pësuar dëmtime teksa janë konstatuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë arritur menjëherë forcat policore të cilat kryen testin e alkoolit për drejtuesin që rezultoi 0.00mg/l. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.





