Pas ngjarjes së rëndë në azil, ku Zyhdi Shehi vrau me bastun shokun e tij të dhomës, gjykata vendosi që ai të dërgohej në spitalin psikiatrik, ndërkohë që do të vijonte hetimi për vrasje me dashje.

Por avokati i tij, Alban Qafa thotë se nuk është zbatuar ky vendim dhe se i moshuari është dërguar në spitalin e burgut.

Qafa ka bërë menjëherë një kërkesë për zbatim të vendimit penal.