“Tani është koha që të sulmohen shqiptarët.” Është ky paralajmërimi i rëndë që ka bërë zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin në një deklaratë në Moskë, ku ndodhet për një vizitë, citon Russia Today.

Sipas Vulin, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “një përshkallëzim i ri në Kosovë dhe Metohi do të ndodhë para fillimit të shtatorit, me një përpjekje të pritshme të autoriteteve shqiptare të Kosovës për të pushtuar veriun e Kosovës”.

Nuk është hera e parë që Vulin përpiqet të tensionojë situatën midis Serbisë dhe Kosovës. Vulin shikohet si një nga politikanët pro rusë në qeverinë e Aleksandër Vuçiç.