Me siguri ju ka ndodhur dhe juve që sa herë që doni të konsumoni diçka të lehtë për darkë, zgjidhja ka qenë një sallatë.

Arsyeja është e thjeshtë: përgatitet shpejt dhe është e lehtë për sa i përket kalorive.

Problemi mesa duket qenka se nuk është e lehtë për t’u tretur, siç edhe ka shpjeguar së fundmi një ekspert i ushqyerjes.

Sallata jeshile është një ilaç për mikrobiomën, por jo në të gjitha orët e ditës.

Dr. Maximilian Schubert, drejtor mjekësor i MAYRLIFE Medical Health Resort shpjegon pse duhet ta shmangim për darkë.

“Ushqimet e papërpunuara, të tilla si sallata, përmbajnë shumë fibra, gjë që i bën ato veçanërisht të shëndetshme për mikrobiomën. Megjithatë, nëse konsumohen në mbrëmje, mund të sforcojnë sistemin tretës, duke shkaktuar fryrje dhe parehati.

Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë një ndikim negativ në cilësinë e gjumit”, ka shpjeguar nutricionisti.