Këtë sezon turistik, në vendin tonë janë ngritur 29 qendra shëndetësore verore, të cilat do të jenë 24 orë në shërbim të pushuesve.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale, ku shkruan se këto qendra do të bëjnë të mundur që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.

“Mirëmëngjes dhe me 29 qendrat e reja shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, duke pritur një sezon turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm, falë luftës me pasion, solidaritet, aftësi e sukses që kemi bërë deri këtu, ju uroj një ditë të mbarë.”