Përqafimi i Romelu Lukakut me Kristiano Ronaldon, në fundin e supersfidës Belgjikë-Portugali 1-0, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Sulmuesi i Interit, ngushëlloi atë të Juventusit, duke dhënë një shembull të shkëlqyer për të gjithë.

Në fundin e takimit, në një prononcim të shkurtër të dhënë për mediat, “Big Rom”-i nuk nguroi t’i thurte elozhe yllit portugez duke u shprehur:“Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, pra nuk është lehtë të luash kundër tij”, tha shkurtimisht Lukaku.