Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi bleu karburant, me një kartëmonedhë 100 euroshe false.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në fshatin Labinot, më datë 14.08.2024.

“Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.