Elson Reçi është arrestuar në Dubai.

Arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për tu përballur me akuzat në vendlindje.

Elson Reçi kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Sakaq autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.