Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 1 vit e 2 muaj burg në Itali.
Mësohet se i riu shqiptar shpërndante kokainë nëpër qytet me makinë dhe i armatosur.
33-vjeçari u ndalua për një kontroll teksa drejtonte makinën e tij, gjatë të cilit autoritetet gjetën 15 gramë kokainë të ndarë në doza të ndryshme në xhepat e pantallonave të tij, ndërsa në ndarjen e dorezës gjetën një thikë.
Kërkimet në kabinën e pasagjerëve bënë të mundur edhe gjetjen e shumës së parave prej 1400 euro, të fshehura poshtë tapetit, që mendohet se janë të ardhura nga tregtia e drogës.
Më pas hetimet janë shtrirë në banesën e të riut, ku u krye kontrolli.
Në shtëpi u gjet një çelës i dytë dhe një armë lodër.
33-vjeçari u arrestua për akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes, teksa pas seancës së verifikimit u dënua me 1 vit e 2 muaj burg ditën e sotme (20 Gusht).
Droga, paratë, thika dhe arma janë sekuestruar nga autoritetet.