Janë zbuluar fotot e katër viktimave që mbetën të vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës gjatë një shkëmbi zjarri në Velipojë, të biznesmenit Kujtim Ferracaku 59 -vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38-vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe Myzerim Zenelit 20-vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.
Pasditen e sotme, policia njoftoi se ka arrestuar dy personat e plagosur si dhe ka shpallur në kërkim tre vëllezërit, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim.
Shkak i sherrit që solli masakrën ishte konflikti mes Ferracakëve dhe Gocajve për hapësirën e rërës përpara hoteleve për vendosjen e shezlongëve.





