Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku pas përplasjes me armë mes pronarëve të hotel “Fantazia” dhe të hotel “Gocaj” mbetën të vrarë 4 persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Mes viktimave ishte dhe një 20-vjeçar i cili nuk kishte lidhje me konfliktin mes pronarëve të hoteleve.

Myzerin Zeneli, viktima e pafajshme, kishte 24 orë që kishte filluar punë tek hotelin “Gocaj”, por dita e parë e punës do të ishte dita e fundit jetës së tij.

Zeneli jetonte me mamanë e tij në gjendje të vështirë ekonomike, madje pasi u vra në xhepi e tij u gjendën vetëm 30 lekë.

Për t’i ardhur në ndihmë familjes së Myzerinit, reperi Capital T është ofruar të paguajë shpenzimet për funeralin e të ndjerit pasi nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shprehet Capital T