Dy shqiptarë që u arrestuan nga policia greke pasi kanë përdhunuar një 19-vjeçare në banesën e tyre për tre ditë kanë mohuan gjithçka ditën e sotme duke hedhur poshtë variantin e dhënë nga 19-vjeçarja.
Ata shprehen se gjithçka që ka thënë vajza nuk është e vërtetë, pasi sipas tyre 19-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj sepse ishte ngacmuar seksualisht nga babai i saj.
I akuzuari gjithashtu pohoi se 19-vjeçarja u përpoq të kishte një marrëdhënie initme me njërin prej tyre.
Nga ana tjetër vajza pretendon se ata i hodhën diçka në pije për të ulur rezistencën e saj.
19-vjeçarja madje tha se bashkëatdhetarët e saj e detyruan atë të fshinte mesazhet që kishin shkëmbyer nga “Instagrami” dhe ajo e bëri atë sepse ishte e frikësuar.
Të shtunën në mëngjes, dy të rinjtë shqiptarë e lanë atë në zonën e Pireut dhe hipën në anije për një pushim në Mykonos ku dhe u arrestuan.





