Pasi një person u vra me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë, një tjetër u plagos disa orë më vonë, sërish me thikë, në kryeqytet.

Policia njofton se “rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Mësohet se është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.